(E përditësuar 15:40) - Aeroplani ushtarak gjerman s'ka mundur të aterrojë në Prishtinë për shkak se ai nuk ka pasur personel të certifikuar për aterrim në dukshmëri të ulët, ka bërë të ditur Driton Ujkani nga Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA).
“Fluturimet e tjera janë duke u zhvilluar normalisht”, ka thënë Ujkani për KOHËN.
Gjurmuesi i fluturimeve, “Flightradar24”, ka treguar se aeroplani i nisur nga Berlini në orën 8:40 të mëngjesit, ka aterruar në Shkup.
VIDEO:

“Pesë orë në ajër”, aeroplani ushtarak gjerman s’po mund të aterrojë në Prishtinë
Një aeroplan ushtarak gjerman është nisur nga Berlini në Prishtinë qe pesë orë, por për shkak të mjegullës nuk po mund të aterrojë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Edhe
Greva në aeroportet e Gjermanisë anulon katër fluturime nga Prishtina
Gjurmuesi i fluturimeve, “Flightradar24”, tregon se aeroplani i ushtrisë gjermane është nisur nga Berlini në orën 8:40 të mëngjesit.
Kur ora shënon 15:10, aeroplani ende po sillet rreth qiellit të Sllatinës pa mundur të aterrojë.
KOHA ka kontaktuar zëdhënësen e Aeroportit, Valentina Gara. Sapo të ketë përgjigje, artikulli do të përditësohet.

-
Dy dronë shihen mbi një bazë ushtarake gjermane, disa ditë pas incidentit me bombë në Leipzig
-
Alarm në aeroportin gjerman: Droni me eksploziv i afrohet aeroplanit ukrainas, pezullohen fluturimet
-
Ndalohet në Aeroportin e Prishtinës një shtetase gjermane e kërkuar për shpërdorim të pasurisë së huaj
-
Aeroplanë mbi Janjevë u rrezikuan nga rreze laseri, Prokuroria inicion hetim