Përurimi i QMF-së së re në Lluzhan, pritet t’i hap rrugë funksionalizimit të çerdhes në objektin e vjetër të QMF-së në këtë fshat
Objekti i ri i Qendrës së Mjekësisë Familjare në fshatin Lluzhan është përuruar sot në një ceremoni ku kanë marrë pjesë zyrtarë komunalë, ata të QKMF-së, përfaqësues të organizatës “Kuwait Society For Relief Kosova” e qytetarë të kësaj ane.
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënës e banorët e kësaj ane do të kenë shërbime më të mira shëndetësore në këtë objekt të ri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sigurisht ky objekt i ri shëndetësor që po përurohet sot në Lluzhan, është në vazhdën e plotësimit të nevojave dhe kërkesave të qytetarëve të kësaj ane, por jo vetëm, pasi kjo qendër është relativisht gravituese për shumë pjesë këtu. Qytetarët e kësaj pjese tash e tutje do të kenë shërbime më të mira shëndetësore në këtë objekt të ri. Vlera e këtij projekti është diku 124 mijë euro dhe i tëri është donacion nga populli i Kuvajtit dhe është në vazhdën e shumë ndihmave dhe donacioneve që i ka dhënë Kuvajti për Komunën tonë”, ka thënë Shpejtim Bulliqi gjatë kësaj ceremonie.
Ai ka theksuar se me përurimin e këtij objekti, po i hapet rrugë edhe funksionalizimit të çerdhes në këtë fshat, në objektin e deritashëm të QMF-së.