Milan Radojiçiq njihet si kapoja i veriut të Kosovës, i banuar kryesisht me serbë. Njeriu që në të kaluarën ka mbajtur raporte me shumë udhëheqës shtetërorë të Kosovës, dyshohet se ndodhet pas bandave përgjegjëse për tensionet në këtë pjesë, e edhe për kontrabandën nga Serbia. Ai u përfshi në listën e sanksioneve të SHBA-së, e këtë fundvit edhe në atë të Britanisë së Madhe.
Radojiçiq, i cili është nënkryetar i Listës Serbe, është i dyshuar edhe për vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Ai strehohet në Serbi, prej kur autoritetet kosovare kanë lëshuar fletarrestim. Dhe, në një nga tentimet për t’u futur në Kosovë, është kapur në pikëkalim nga policia, por mbërriti t’u ikte nga duart.
Në korrik sfidoi institucionet, kur lansoi nga veriu një video duke kërcënuar: “Unë jam këtu, jam kthyer dhe ju e dini se çfarë do të thotë kjo, sepse nga këtu nuk ka kthim”.
Radojiçiq u bë temë debati edhe në Kuvendin e Serbisë. Opozitarët thanë se edhe shteti i tyre është në hall me të, pasi u raportua se nëpërmjet tenderëve qeveritarë, kompanitë e kapos së veriut të Kosovës kanë pasur fitime të mëdha.
-
Kapoja i veriut dhe djali i Vuçiqit takojnë serbët e Kosovës që u nisën për në Beograd
-
Radojiçiq kërcënon pasi partitë shqiptare fituan në veri
-
Vuçiqi mbron Radojiçiqin: Gjithmonë ka qenë i gatshëm të luftojë për popullin
-
Fletarrestimet ndaj Radojçiqit ende në fuqi, institucionet s`flasin për veprimet
- Në Serbi ka filluar operacioni për shpëtimin e pasurisë së kriminelit Millan Radoiçiq