Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Përplasje në Kuvendin Komunal të Rahovecit, Latifi largon nga foltorja kryesuesin

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka larguar nga foltorja kryesuesin e Kuvendit Komunal, Defrim Kafexhiu, në një nga momentet e përplasjes që patën të premten kryetari i komunës me asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kafexhiu në fjalimin para asamblistëve po e kritikonte Latifin për vonesat në seanca. Gjatë fjalimit, Latifi reagoi duke thënë se si kryetar i takon fjala dhe doli në foltore duke e larguar Kafexhiun.

Përplasja erdhi për pikën e shqyrtimit të propozim-vendimit për bartjen e mjeteve vetanake nga viti 2021 në vitin 2022. Pas propozimit që kjo pikë të shtyhet për mbledhjen e ardhshme, shumica e anëtarëve të Kuvendit votuan pro.

Latifi gjatë fjalimit kritikoi Kafexhiun duke i thënë se do ta largojë nga posti teksa është zotuar “do t’i bëjë numrat për ta bërë shumicën”.