Policia e Kosovës ka bllokuar dhjetëra protestues të cilët po tentojnë të shkojnë te ambasada e Maqedonisë në Prishtinë, raporton KTV.
Një përplasje mes policisë dhe protestuesve ka ndodhur afër ambasadës së Hungarisë, rreth 100 larg asaj maqedonase.
Dhjetëra njerëz janë mbledhur në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë për të protestuar kundër shqiptimit të dënimit për Rastin Kumanova, raporton KTV. Këta protestues nga sheshi “Zahir Pajaziti” janë nisur drejt objektit të ambasadës së Maqedonisë në Prishtinë.
Të enjten gjykata maqedonase dënoi 33 të pjesëtarë të grupit të Kumanovës me gjithsej 746 vite burg dhe shtatë persona me burg të përjetshëm.
Artikuj të ngjashëm
-
Protestë në Prishtinë për Rastin Kumanova
-
Krejt çka ndodhi në Prishtinë, Gjilan e Pejë rreth dënimeve të një dite më parë në “Rastin Kumanova”
-
Alsat: Anëtarë të Grupit të Kumanovës kërkojnë transferimin në Kosovë
-
Në disa qytete të Kosovës, protestohet me kërkesë lirimin e të burgosurve nga “Grupi i Kumanovës”
-
Në Maqedoni me protesta po kundërshtohet ndryshimi i emrit