Janë bërë 4 vjet nga përleshja e armatosur në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë, ku humbën jetën 10 pjesëtarë të grupit të armatosur dhe tetë pjesëtarë të policisë.
Të zhgënjyer me institucionet e vendit, familjarë dhe shokë të të burgosurve kanë protestuar para objektit të Komunës së Ferizajt.
Ata thonë se të burgosurit janë duke u mbajtur padrejtësisht dhe kërkuan nga kryeministri Ramush Haradinaj, që t’u bëjë presion autoriteteve maqedonase që sa më shpejt të lirohen nga burgu 34 personat e dënuar, raporton KTV.
Përveç Ferizajt, të enjten ka pasur protestë edhe në Lipjan në shenjë solidarizimi me të burgosurit.
Gjykata Themelore e Shkupit, më 2017 ka shqiptuar 746 vjet burg për Grupin e Kumanovës, 8 të tjerë u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërsa katër prej të akuzuarve u liruan si të pafajshëm.
-
Gjykata e Apelit konfirmon dënimet për grupin e Kumanovës
-
Alsat: Anëtarë të Grupit të Kumanovës kërkojnë transferimin në Kosovë
-
Pesë vjet nga varrimi i të vrarëve në Kumanovë
-
Rasti Kumanova para Apelit: “Terroristë pa kryer asnjë akt terrori"
-
As Maqedonia as Kosova s’realizuan premtimin për hetim ndërkombëtar në rastin “Kumanova”