Disa mijë vetë protestuan të dielën në sheshin kryesor të Shkupit kundër ndryshimit të emrit të Maqedonisë.
Folësit kërkuan ndërprerjen e bisedimeve mes Shkupit dhe Athinës. Protestuesit gjithashtu kërkuan që autoritetet në Shkup t’i drejtoheshin Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për njohjen e emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë.
Në protestën e organizuar nga një lëvizje e quajtur: “Ne jemi Maqedoni”, mbaheshin pankarta me shkrime kundër diplomacive perëndimore.
Maqedonia dhe Greqia kanë shtuar përpjekjet së fundmi për gjetjen e një zgjidhjeje të problemit shumëvjeçar të emrit të Maqedonisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Përshkallëzohet protesta në Shkup kundër emrit të Maqedonisë
-
Protesta kundër emrit të ri të Maqedonisë zhvendoset në Shkup
-
Në Maqedoni protestohet kundër marrëveshjes për emrin
-
Flakë e shpërthime mbrëmë në Shkup kundër emrit të ri të Maqedonisë
-
Grekët do të protestojnë kundër kompromiseve për emrin me Maqedoninë