Protesta janë mbajtur sot në disa qytete të Maqedonisë kundër një marrëveshjeje me Greqinë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes mbi emrin e ish-republikës jugosllave.
Greqia dhe Maqedonia nënshkruan gjatë ditës së sotme një marrëveshje sipas së cilës emri i ri i ish-republikës jugosllave do të jetë Republika e Maqedonisë Veriore.
Lideri i opozitës VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, tha në marshin protestues në Manastir se kjo parti e kundërshton me të gjitha mjetet demokratike dhe ligjore këtë marrëveshje dhe se nuk do të mbështesë ndryshimin e Kushtetutës dhe as ndryshimin e emrit kushtetues të vendit.
Marrëveshja e kryeministrit, Zoran Zaev, me Greqinë është karakterizuar si një kapitullim të vendit dhe degradim i sovranitetit të Maqedonisë.
“Historia do të gjykojë. Emri ynë është Maqedonia, emri i krenarisë sonë dhe ne jemi maqedonas krenarë. Maqedonia është dashuria jonë, emocion, atdhe”, tha Mickoski.
Protesta u mbajt në Prilep, ku qytetarët thërrisnin që emri i tyre ishte Maqedonia, transmeton ksp.
-
Protesta kundër emrit të ri të Maqedonisë zhvendoset në Shkup
-
Greqia pretendon se Maqedonia e Veriut e ka shkelur marrëveshjen historike për emrin
-
Athinasit kundërshtojnë dhunshëm marrëveshjen për emrin me Maqedoninë
-
Mickoski: Populli i tha jo ndryshimit të emrit dhe identitetit
-
Maqedonia nga mesnata në heshtje para referendumit për emrin