Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka bërë të ditur se si pasojë e reshjeve të shiut, që janë duke vazhduar me intensitet të lartë sidomos në disa pjesë të vendit, disa lumenj kanë dalë prej shtretërve të tyre dhe janë duke shkaktuar përmbytje.
Sipas IHMK-së, zonat më të prekura janë ato në perëndim të vendit, sidomos disa vendbanime në komunat si: Pejë, Junik, Deçani, Klinë, Skenderaj, Mitrovicë, Zubin Potok, Leposaviq etj.
“Situata e tillë e krijuar ka shkaktuar vështirësi dhe probleme, si në rrëshqitje të dheut, mbyllje të kanalizimeve dhe vështirësi të qarkullimit, por edhe përmbytje të tokave bujqësore”, ka informuar IHMK.
Sipas IHMK-së, situata e vështirësuar hidrometeorologjike pritet që të vazhdojë dhe gjatë orëve dhe ditëve në vijim.
IHMK ka dhënë disa këshilla, të cilat duhen të merren gjatë përmbytjeve.
Edhe
Reshje shiu edhe ditëve në vijim, IHMK-ja paralajmëron vërshime në disa zona në Kosovë
Ndryshe, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, të enjten disa qytete të Kosovës janë përfshirë nga vërshimet. Vërshime janë shkaktuar në komunën e Pejës, atë Gjakovës, Skenderajt, Istogut, Mitrovicës, Podujevës etj.
{gallery}
-
Instituti Hidrometeorologjik paralajmëron vërshime në disa zona
-
IHMK parasheh sonte reshje me intensitet më të theksuar në perëndim dhe veri të vendit
-
Parashikohen sërish reshje shiu, IHMK: Do të vështirësohet situata
-
IHMK del me të dhënat e fundit rreth përmbytjeve, reshjet vazhdojnë edhe për pesë ditë