Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Përmbledhje e KTV- së për zhvillimet pas zgjedhore në Shqipëri

Me më shumë se 90 % të votave të numëruara, Partia Socialiste do të ketë 74 deputetë në legjislaturën e re të Parlamentit të Shqipërisë, derisa e dyta me 43 deputetë do të jetë Partia Demokratike, e pasuar nga LSI-ja me 19 deputetë, raporton KTV.

Dy ditë pas zgjedhjeve, kur edhe u konfirmua përfundimisht fitorja e Partisë Socialiste, Edi Rama, njëherësh kryeministër i Shqipërisë, u është drejtuar shqiptarëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Asnjë organizim, asnjë detyrim, asnjë festë. Në sheshin “Skënderbej” për fjalën e fitores! Kush të dojë është i mirëseardhur,” ka shkruar Rama në facebook.

Tashmë Ramës kanë filluar t’i vijnë urime nga liderë botëror për rezultatin në zgjedhjet, që po konsiderohet si historik për PS-në.

“Urime të merituara. Mezi pres të takohemi pas pak ditësh,” ka uruar Angela Merkel, duke iu referuar takimit në Trieste të Italisë, në kuadër të Samitit për Ballkanin.

Një tjetër politikan i njohur nga Shqipëria ka zgjedhur rrjetin social facebook, për t’u deklaruar për rezultatin në zgjedhje.

“Do të bëj gjithçka mundem, që projekti LIBRA të vazhdojë. Kanarina nuk hyri dot në minierën e qymyrit, megjithëse fluturoi,” ka shkruar Ben Blushi, që nuk arriti të zë vend në Parlament, pavarësisht se mori afër 20 mijë vota.

Pos Blushit, mediat në Shqipëri kanë mbledhur edhe disa emra të njohur të partive të ndryshme që do të mungojnë në legjislaturën e re, si Arben Ristani, Dashamir Tahiri, Preç Zogaj, Shpëtim Idrizi e Mesila Doda.