Nehat Shabani, së bashku me bashkëshorten, Sevdijen, vizituan varrin e djalit të tyre, Lirimit të vrarë nga forcat serbe në Llashticë të Gjilanit.
Ai sot do të ishte 20-vjeçar.
Nehat Shabani, babai i Lirimit, tregon ditën kur ata ishin të rrezikuar të vdisnin të gjithë, raporton KTV.
Përveç djalit të tyre, ata kanë edhe familjarë të tjerë të vrarë.
Në fshatin Llashticë, gjatë ditës së shtunë, është mbajtur tubim përkujtimor në 20- vjetorin e rënies së martirëve të këtij fshati.
Edhe
Haziri: Gjaku i martirëve të Llashticës është gjaku i lirisë
Pjesë e këtij tubimi ishte kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri si dhe deputeti i AAK- së, Ahmet Isufi, të cilët vlerësuan lart kontributin e këtij fshati për lirinë e vendit.
Në fshatin Llashticë të Gjilanit, janë vrarë 26 persona nga forcat serbe në mesin e të cilëve edhe një foshnjë trejavëshe.
-
Komuna e Gjilanit përgatit dosjen në tri vëllime me dëshmi për krimet e luftës
-
Kurti në Likoshan e Qirez: Kujtesë e përjetshme historike
-
27 vjet nga masakra e Reçakut, përgjegjësit ende nuk janë dënuar
-
Familjarët e viktimave ndihen të lehtësuar pas arrestimit të 5 serbëve që dyshohen për krime lufte