21 vjet më parë, Nehat Shabanit i është vrarë djali dhe disa familjarë të tjerë në fshatin Llashticë të Gjilanit. Civilët shqiptarë ishin vrarë nga paramilitarët serbë në kuadër të një fushate e cila ishte orkestruar nga shteti serb.
Tani, Nehati është i pakënaqur me institucionet e Kosovës ngase, sipas tij, shteti bëri pak sa u përket hetimeve dhe gjetjes së autorëve të cilët vranë 26 civilë në këtë fshat në vitin 1999.
Kurse organet komunale të Gjilanit kanë përgatitur dhe botuar dosjen për krimet e luftës të cilat kanë ndodhur në këtë komunë në vitin 1999. Dosja është e ndarë në tri vëllime. Ajo përmban fotografi e incizime, si dhe deklarata të dëshmitarëve për krimet që kanë ndodhur.
Po ashtu, janë prezantuar edhe dëmet financiare që shteti serb ua ka shkaktuar ekonomive familjare, e që vlerësohen të jenë miliona euro.
Komisioni i cili ka punuar në grumbullimin e fakteve për dëmet e luftës këtë dosje e ka dorëzuar në Prokurori dhe në Policinë e Kosovës.
Ndërkaq, Prokuroria Themelore në Gjilan, përmes një komunikate, ka pohuar se është duke punuar në ndriçimin e krimeve të luftës, me ç’rast janë intervistuar dëshmitarë dhe përfaqësues të familjeve të viktimave. Prokuroria ka theksuar se në të kaluarën hetimi i krimeve të luftës ishte kompetencë e UNMIK-ut dhe EULEX-it dhe tani këto kompetenca u janë bartur institucioneve të Kosovës.
-
Aktakuzë për krime lufte kundër popullsisë civile në Llashticë
-
Ngrihet aktakuzë kundër Dragutin Naskoviqit për krime lufte në Zhegër të Gjilanit
-
5 serbë akuzohen për vrasjen e 8 shqiptarëve, mes tyre edhe të gruas që po mbante fëmijën në duar
-
Pesë serbët e akuzuar dyshohet se dogjën civilë për së gjalli
-
Familjarët e viktimave ndihen të lehtësuar pas arrestimit të 5 serbëve që dyshohen për krime lufte