Në Kalasë, një fshat në njësinë administrative të Delvinës në Shqipëri, situata është përshkallëzuar ndjeshëm për shkak të përhapjes së flakëve, të ndihmuara nga era e fuqishme.
Zjarri është afruar rrezikshëm pranë zonës së banuar, duke detyruar autoritetet ta nisin evakuimin e banorëve.
Në operacionin për përballimin e situatës janë angazhuar zjarrfikësit e Delvinës dhe Sarandës, forca nga Ushtria Shqiptare, zjarrfikës të Bazës së Mbështetjes së Emergjencave Civile, si dhe një helikopter Black Hawk që po përdoret për ndërhyrje nga ajri.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ndodhet në terren së bashku me kryetarin e Delvinës, Besmir Veli.
NASA ka publikuar në faqen e saj zyrtare pamje satelitore nga zjarret që kanë përfshirë jugun e Shqipërisë, përfshirë një vatër të madhe pranë Delvinës, e cila detyroi evakuimin e mbi 2,000 banorëve./Euronews Albania
-
Situata alarmante me zjarre në Shqipëri, bëhet thirrje urgjente për evakuim
-
Situatë e jashtëzakonshme nga zjarret në Delvinë, spitali heq bombolat e oksigjenit
-
Situatë e rëndë me zjarre në Shqipëri, dyshohet edhe për një të vdekur
-
Shqipëria në telashe me zjarret, 11 vatra aktive
-
Zjarret në Himarë, gjashtë banesa digjen totalisht, banorë dhe turistë u larguan nga zona