Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim disa nga përfaqësuesit shqiptarë të komunave të veriut të Kosovës.
Haradinaj tha të jetë njoftuar për bashkëjetesën mes komuniteteve në këtë pjesë të Kosovës, gjendjen aktuale dhe nevojën e mbështetjes institucionale për mirëqenien e qytetarëve në këto komuna.
“Bashkëbiseduesit i sigurova se Qeveria është e përkushtuar që të jetë sa më afër banorëve atje për të adresuar shqetësimet e tyre”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Kujtojmë se ditë më parë, kryetarët e katër komunave me shumicë serbe në veri kanë dhënë dorëheqje nga postet e tyre si reagim ndaj taksës doganore prej 100 për qind ndaj mallrave serbe.
Artikuj të ngjashëm
-
Haradinaj: Kosova do t’i mbështesë dhe mbrojë qytetarët e saj në veri
-
Kryeministri ka tema tjera, nesër për dorëheqjet në veri
-
Haradinajt s’i bëhet vonë, thotë se nesër do të flasë për dorëheqjet në veri
-
Haradinaj premton mbështetje për Luginën e Preshevës
-
Haradinaj-Kurtit: Dorëheqje në veri, jo rrëzim me peticion