Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me ambasadorët e shteteve të QUNIT-it gjatë ditës së martë.
Ai përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se i ka informuar ata për angazhimin e Qeverisë për sundim të ligjit dhe rendit në veri.
Ai po ashtu thotë se i ka informuar për veprimet e ndërmarra për furnizim të qytetarëve të asaj ane me artikuj të nevojshëm
“Në takim pune me ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefen e zyrës së BE-së në Prishtinë, Nataliya Apostolova, i informova për angazhimin e Qeverisë për sundim të ligjit dhe rendit në veri, si dhe për veprimet e ndërmarra për furnizim të qytetarëve të asaj ane me artikuj të nevojshëm”, ka shkruar ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Përfaqësuesit shqiptarë të veriut takojnë Haradinajn
-
Kryeministri Haradinaj priti ambasadorët e Quintit
-
Kurti: Vendosja e ligjit në veri, domosdoshmëri për largimin e elementeve kriminale
-
Haradinaj: Me Escobarin diskutuam për gjetjen e zgjidhjeve në veri
-
Haradinaj thotë se iu përgjigj ftesës për takim, por nuk e gjeti Kurtin në zyrë