Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Për t’i ikur pagesës prej 5 eurosh tregtarët therin bagëtitë në ambient të hapur

Në këtë gjendje mbetet tregu në fshatin Llabian të Novobërdës çdo të diele.

Kjo pamje përsëritet çdo javë, ngase aty nga ora 8 e deri në orën 12, tregtarë të kafshëve nga qytete të ndryshme shesin dhe therin bagëti, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por therjen e bagëtisë, ata bëjnë jo në thertoren e tregut, por në ambient të hapur.

Në një hapësirë ku nuk ka asnjë element për të kryer këtë punë, ata po e bëjnë vetëm për t’i ikur tarifës prej 5 euro, e cila duhet dhënë në thertore.

Personat që po e kryenin therjen jashtë në hapësirë tregojnë se janë vetë ata që i shesin kafshët, punë të cilën e kryenin në kuadër të çmimit me të cilin e shitnin bagëtinë.

Mirëpo, asnjë prej tregtarëve apo blerësve nuk pranuan të flasin para kamerës.

Në Komunën e Novobërdës thonë se janë në dijeni për tregtinë që bëhet.

Në zyrën e shërbimeve publike, Shefkije Mehmeti tregon se për këtë e kanë dërguar edhe Inspektoratin e komunës.

Mehmeti thotë se gjendja nuk ka mundur të ndryshojë meqë nuk kanë pasur mundësin e shqiptimit të gjobave.

Në kompaninë përgjegjëse për mirëmbajtjen e tregut “Llabjani”, kanë thënë se pastrimi i saj bëhet vetëm gjatë ditëve të javës.