Prokuroria Speciale ka propozuar mbi 160 prova që lidhen me tre të akuzuarit që janë në paraburgim për rastin e sulmit terrorist në Banjskë. Ndër to ka videoincizime, dëshmi për lokacionin e njërit të akuzuar, si dhe raporte mbi fotografitë e gjetura në telefonat e të pandehurve
Mbi 160 është numri i provave që ka propozuar Prokuroria Speciale për procesin gjyqësor ndaj tre të akuzuarve për sulmin terrorist në Banjskë: Dushan Maksimoviq, Vladimir Toliq dhe Blagoje Spasojeviq.
Tek dha arsyetimin për pranimin e disa prej provave, prokurori special Naim Abazi, tha se një nga raportet e dërguara nga Departamenti i Shtetit tregon vendndodhjen e të pandehurit Maksimoviq, në bazë të gjurmimit të telefonit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Këto raporte përmbajnë të dhëna të natyrës teknike dhe të dokumentuara, të nxjerra nga sistemet zyrtare të ‘Google’ dhe ‘Meta’ që lidhen me llogarinë elektronike të Dushan Maksimoviq. Të dhënat e abonentit ‘IP addresa’ për krijimin e adresës së tij me origjinë nga Republika e Serbisë, numri i telefonit për rikonfigurim me prefiks të Serbisë, aktivizimi i shërbimeve si ‘location history’ të dhëna nga ‘Google maps’, ‘Youtube’”, ka thënë prokurori Abazi.
Prokuroi Abazi i cilësoi si prova të rëndësishme ato me emrin “videoincizime”, si dhe një analizë që, sipas tij, dëshmon lidhjet mes të akuzuarve që janë duke u gjykuar dhe atyre në arrati.
“Analiza e kontakteve rezulton se ekzistenca e lidhjeve të drejtpërdrejta nga lidhjet mes tyre tregon një rrjet komunikimi dhe ndërveprimi mes tyre...”, ka thënë ai. “Nga analiza rezulton prania e fotografive ku shfaqen armë dhe municione, një rrjet shoqëror i komunikimi mes atyre që përfshihen në këtë procedurë”.
Avokatët e të pandehurve u ankuan se nuk i kanë marrë të gjitha provat që i ka cekur prokuroria.
E prokurori Naim Abazi tha se kjo nuk qëndron.
Kryetari i trupit gjykues i qortoi avokatët dhe tha se me deklarimin e tyre se nuk janë pajisur me shkresa drejt fundit të procesit, po e vënë në pikëpyetje se a po përfaqësohen në mënyrë profesionale interesat e të pandehurve apo jo.
“Duhet ta ngremë çështjen edhe sa profesionalisht, se sa po mbrohen efektivisht të mbrojturit tuaj”, ka thënë gjyqtari Ngadhnjim Arrni.
Pas kësaj, avokati Millosh Deleviq i kërkoi falje trupit gjykues.
“Prokuroria nuk e ka precizuar se cilat prova planifikon t’i administrojë kundër tre të pandehurve”, ka thënë fillimisht ai. “Prokurori special ka paralajmëruar se do t’i precizojë më 16.01.2026 në fjalën hyrëse. Prokuroria këtë gjë e ka bërë sot dhe më falni gjyqtar dhe nuk kemi mundur të reagojmë më herët se nuk e kemi ditur se cilat prova do t’i propozojë në raport me tre të pandehurit. Në këtë propozim e kemi marrë sot”.
Avokatja Jovana Fillipoviq tha se provat siç janë ekzaminimi i telefonit të të mbrojturit të saj Dushan Maksimoviqit janë marrë kundërligjshëm.
Një kundërshtim të këtillë e dha edhe avokati Deleviq lidhur me ekspertizën forenzike, që gjeti prani baruti në xhaketën e Vladimir Toliqit.
Avokati i Blagoje Spasojeviqit, Lubomir Pantoviq, propozoi si provë një listë ku prokuroria ka pretenduar se shihet ndarja e roleve të të pandehurit.
E avokati i familjes së Afrim Bunjakut, rreshteri policor i vrarë gjatë sulmit të Banjskës, i vendosi në vëmendje të gjykatës dhe prokurorisë provat që nuk i propozoi prokuroria, e këtij propozimi iu bashkëngjit edhe prokurori i rastit. Trupi gjykues paralajmëroi se për një pjesë të propozimeve do të vendosë të premten.