Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Për shkak të vjetërsisë bie plafoni në një shkollë në Istog, s’ka të lënduar

Fat të mirë e quajnë mësimdhënësit rënien e plafonit të një klase gjatë pushimit mes orëve.

Derisa askush nga nxënësit e klasës së 10-të nuk është lënduar, në gjimnazin "Haxhi Zeka" në Istog thonë se ka mundur të ndodhte më e keqja, raporton KTV.

Të enjten punëtorët e shkollës kanë filluar punimet për renovimin e plafonit ku punët pritet të përfundojnë shpejt.

Edhe para dy vitesh e njëjta gjë ka ndodhur brenda këtij objekti.

Ky objekt shkollor nga jashtë duket shumë i ri, por në fakt ai është ndërtuar në vitet e 70-ta dhe, për pasojë, shumë shpesh paraqiten probleme të tilla.

Sami Ferati, Zyrtar për Arsim në Komunën e Istogut, i ka thënë KTV-së, nëpërmjet telefonit, se edhe komuna do të participojë në renovim.