Një 19-vjeçar dyshohet për plagosje në orët e para të së martës në Istog.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 02:20 dhe se i lënduari është jashtë rrezikut për jetë.
Ai fillimisht është dërguar në emergjencën e spitalit, më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Po, rreth 02:20, policia është njoftuar nga emergjenca e spitalit që një person po trajtohet si pasojë e plagosjes. Ai tani gjendet jashtë rrezikut për jetë. Policia i është përgjigjur vendit të ngjarjes dhe rasti fillimisht është cilësuar si ‘Mbajtje nën pronësi, kontroll të paautorizuar të armëve”, ka thënë për Kohën, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai ka shtuar se policia po heton të gjitha rrethanat e këtij rasti.
-
Dy të lënduar pas një rrahjeje në një lokal në Istog
-
Tentativë vrasjeje në Istog, sulmohet me armë një person
-
Arrestohet për dhunim një i mitur në Istog
-
Një burrë dyshohet se është dhunuar nga tre të tjerë në Qendrën Korrektuese të Dubravës
-
Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin për plagosje në Istog