Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Për shkak të vjetërisë, shkolla “Halil Alidemaj” në Pozheran mund të dislokohet

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, shoqëruar edhe nga kryesuesi i Kuvendit Naim Pira dhe drejtoresha e Arsimit Fatbardha Emini, kanë vizituar sot në orët e paradites objektin aktual të shkollës së mesme të ulët “Halil Alidemaj” në Pozheran, për të parë nga afër gjendjen në të cilën po vazhdon të veprojë.

Për shkak të parandalimit të rrezikshmërisë në këtë objekt, sidomos pas tërmetit që ka ndodhur në shtetin shqiptar ditën e djeshme, kryetari Haliti ka shqyrtuar mundësitë bashkë me ekipin e inxhinierëve komunalë, që të vazhdojë apo të marrë vendim për ndërprerjen e vijimit të mësimit në atë objekt, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Po ashtu, u shqyrtua mundësia e dislokimit të nxënësve nga aty, për në shkollat më të afërta.

Drejtoria e Arsimit, së shpejti pritet të dalë me një njoftim.