Zëvendësministri i Arsimit, Arsim Ademi, e ka akuzuar kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, se qëllimshëm bojkotoi përurimin e shkollës fillore “Halit Alidema” në Pozheran, duke u shprehur se ai ka dëshirë të sëmurë për protagonizëm.
Ai ka shkruar në Facebook se bojkoti i Halitit është vendim politik “për qëllimi të fushatës elektorale dhe i pabazuar në gjendjen reale të objektit të ri të shkollës”.
“Kjo do duhej të ishte një ditë feste për nxënësit, mësimdhënësit dhe qytetarët pozheranas. Por, kjo festë u prish sot nga kryetari i Komunës. Me të marrë njoftimin nga ne, ai në vend se të fillonte përgatitjet për ceremoninë e përurimit, kishte mbledhur një grup politik dhe kishte marr vendim që mësimi të vazhdonte në shkollën e vjetër ashtu si më parë, dhe që të bojkotohej përurimi i shkollës. Sigurisht që ky është një vendim politik, për qëllime të fushatës elektorale, dhe i pabazuar në gjendjen reale të objektit të ri të shkollës. Jemi të sigurt se, nëse nuk do të paralajmërohej përurimi, sot nxënësit pozheranas do të fillonin mësimin në shkollën e re. Por dëshira e sëmurë e kryetarit Haliti për protagonizëm i la edhe këtë javë nxënësit në shkollën e vjetër”, ka thënë ai në Facebook.
Sipas Ademit, shkolla është e gatshme për shfrytëzim dhe Komisioni Vlerësues kishte konstatuar se me të “gjithë vërejtjet e vogla që ishin konstatuar, mësimi mund të fillonte”.
“Me gjithë vështirësitë dhe pengesat e llojllojshme, tani më kjo shkollë është e gatshme, dhe komisioni vlerësues kishte konstatuar që me gjithë vërejtjet e vogla që ishin konstatuar mësimi mund të fillonte, ndërkohë korigjimet e kërkuara do të bëheshin deri në fund të kësaj jave”, ka shtuar zëvendësministri.
Sot ka reaguar edhe kryetari Haliti në Facebook. Ai ka thënë se ka vizituar objektin e shkollës dhe atë çerdhes, ku është konstatuar se punimet po zhvillohen.
-
Haliti: Pavarësisht ndërhyrjeve, qytetarët e Vitisë vendosën për vazhdimësinë dhe punën e mirë
-
Dyshimet për fletëvotimet në Mitrovicë dhe gara e ngushtë e Sokol Haliti në Viti sot në "60 Minuta"
-
Mungesën e 71 nxënësve në “Zenel Hajdini” DKA-ja e cilëson bojkot politik
-
AAK-ja mbështet LVV-në në balotazhin në Viti
-
Haliti: Do t’i finalizojmë 200 projekte, sepse nuk do të jetë më kjo qeveri që na ka bllokuar