Drejtoria komunale e arsimit në Viti ka bërë me dije se punimet në objektin e ri të shkollës “Halil Alidema” në fshatin Pozheran po shkojnë drejt përmbylljes. Deri tani janë realizuar 80 për qind e punimeve në këtë objekt. Në objektin e ri të shkollës pritet të vendosen 477 nxënës.
Projekti financohet nga Qeveria e Kosovës dhe punimet kishin filluar në vitin 2017. Pikërisht për kohëzgjatjen e punimeve kishte pasur vërejtje ngase qeverisja komunale ka konsideruar se ka pasur zvarritje të punimeve. Është paraparë që punimet të përfundojnë vitin e ardhshëm. Drejtori komunal i arsimit, Basri Aliu shprehet se kompanitë të cilat angazhohen në projekte të ndryshme publike duhet të kenë një buxhet të konsoliduar sepse në rast se ndodh që Qeveria vonohet në lëshimin e mjeteve financiare, atëherë kompania duhet të vazhdojë tutje me punimet pavarësisht këtyre vonesave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Janë duke punuar dhe mjetet janë të ndara ato janë paraparë nëpër vite. Kompanitë që kontraktohen nuk kanë mundësi të investojnë nga buxheti i tyre dhe kësisoj kemi zvarritje. Munden ta realizojnë projektin sipas planit dinamik dhe paratë i marrin më vonë por kështu nuk po punojnë. Shembull të mirë kemi shkollën e Drobeshit me plan dinamik është të përfundojë vitin e ardhshëm. Mirëpo kompania e ka përfunduar më herët. Kur ke kapital atëherë më lehtë i grah punëve” ka thënë ai.
Ndërkaq drejtoresha e shkollës “Halil Alidema”, Drita Pira, ka deklaruar se nxënësit janë duke vijuar procesin mësimor në një objekt të vjetër shkollor dhe se kompania e cila është angazhuar në këtë projekt u ka kumtuar atyre se projekti do të përmbyllet vitin e ardhshëm.