Arbëri

Për shkak të punimeve, sot në kryeqytet do të ketë shkyçje të energjisë elektrike

Edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në vazhdën e thirrjeve të KEDS-it, ka njoftuar se sot në disa lagje të kryeqytetit do të ketë shkyçje të energjisë elektrike.

“Për shkak të punimeve të domosdoshme në rrjet dhe siguri të sistemit, KEDS-i njofton se disa lagje të qytetit tonë do të mbesin pa rrymë për një periudhë të caktuar gjatë dy ditëve të ardhshme”, njoftoi sot Ahmeti.

KEDS-i gjatë së mërkurës njoftoi gjithashtu qytetarët se për shkak të punimeve, do të ketë shkyçje.

Këtu gjeni njoftimin se cilat lagje do të kenë shkyçje elektrike.

 

INFORMATA PËR PUNIME NË RRJETIN E ENERGJISË ELEKTRIKE NË PRISHTINË Për shkak të punimeve të domosdoshme në rrjet dhe...

Posted by Shpend Ahmeti on Thursday, August 27, 2020