KEDS-i ka njoftuar se po vazhdojnë punimet investive në Prishtinë. Nga KEDS-i është njoftuar se shkaku i punimeve disa lagje në Prishtinë do të jenë pa energji elektrike. Intervali kohor i punimeve është thënë se është nga 09:00 deri në ora 21:00.
Do të preken lagjet si Taslixhe, Taukbahçe, Vneshtat, Kolovicë, Kodra e Trimave dhe Arbëri.
“Sot, në rrugën #Karadaku të #Lagjes Taslixhe, ka filluar procesi i demontimit të kthinave ekzistuese për t'u zëvendësuar me të reja. Ky investim po bëhet në kuadër të mega projektit investues, përmes së cilit po modernizohet rrjeti në kryeqytet. Krahas rritjes së kapaciteteve të furnizimit, po krijohen linja alternative, të cilat do të mundësojnë furnizim pa ndërprerje në rast avarie apo punimi në rrjet. Punime në projekte investive po zhvillohen edhe në lagjet: #TaukBahçe, #Vneshtat, #Kolovicë, #KodraeTrimave dhe #Arbëri. Punimet do të zhvillohen në intervalin kohor 09:00 - 21:00 ku do të ketë ndërprerje të planifikuar të energjisë”, është njoftuar nga KEDS.
-
Disa lagje në kryeqytet pa rrymë, KEDS-i thotë se shkyçja është e domosdoshme për punime
-
Punimet teknike të martën do të lënë pa ujë disa lagje në kryeqytet
-
Një pjesë e “Taslixhes” pa energji elektrike, KEDS-i thotë ka prishje
-
Një pjesë e Prishtinës sot pa energji elektrike
-
Të enjten një pjesë e Prishtinës do të mbetet për nëntë orë pa energji elektrike