(E përditësuar 14:40) - Një qytetar që thoshte se është nga Tirana e i veshur me simbole kuqezi është shoqëruar në Polici të martën pasi shkeli flamurin e Kosovës në Prishtinë.
Policia ka konfirmuar për KOHËN se ai aktualisht po intervistohet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Për bashkim kombëtar”, qytetari nga Tirana shkel flamurin e Kosovës në Prishtinë
(13:28) - Një qytetar nga Tirana ka ndërmarrë një aksion që ka nxitur edhe reagimin e qytetarëve në sheshin e Prishtinës të mërkurën.
Sipas pamjeve që janë shpërndarë në rrjetet sociale, qytetari me veshje dhe flamur kuqezi shkel flamurin e Kosovës dhe thotë se këtë po e bën për bashkim kombëtar.
Një qytetar, teksa e incizon, i thotë se shkelja e flamurit të Kosovës përbën vepër penale dhe sanksionohet sipas ligjit.
“S’më intereson, po e bëj për bashkim kombëtar”, dëgjohet të përgjigjet qytetari nga Tirana.
E Ramadan Nishori, burri i parë që rrëfeu dhunën seksuale e përjetuar gjatë luftës, u konfrontua me të dhe ia mori flamurin e Kosovës, duke i thënë se “nuk guxon me ma shkel flamurin tim”.
KOHA ka kontaktuar me Policinë nëse ka marrë ndonjë veprim lidhur me ngjarjen.