Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pensionistët kërkojnë rritje të pensionit, kritikojnë Qeverinë për mospërfillje

Pensionistët në Kosovë po ankohen se vlera prej 100 eurove, sa është pensioni bazë, nuk po u mjafton t’i mbulojnë shpenzimet e tyre. Ata thonë se ka vite që kanë bërë kërkesë që të ketë ndryshim në Ligjin për skemën pensionale, derisa kritikojnë Qeverinë aktuale për mospërgjigje në ankesat e tyre.

Kryetari i Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës, Nijazi Gashi për KosovaPress tha se “vendi qëndron shumë më keq se shtetet e tjera në rajon, sa i përket vlerës së pensionit”.

"Gjendja e pensionistëve me pensione është mozomokeq, s'ka më keq ku të shkojë, jemi më së keqi në regjion, më së keqi në Evropë, ndoshta mundet me qenë dikush në Azi ose Afrikë më keq se ne, po them ndoshta se nuk e di. Sepse baza e pensionit te ne është 100 euro dhe ata që kanë edhe i plotësojnë kushtet për ta marrw pensionin kontributpagues është 260 euro dhe kjo po del që është më pak se 10 euro në ditë shpenzime. Vetëm Kosova i ka pensionet në bazë të trustit pensional, të gjitha i kanë në bazë të Ligjit mbi sigurimet pensionale edhe Shqipëria, Mali i zi, Maqedonia, Serbia, Bosnja, Kroacia, dhe Sllovenia”, tha Gashi.

Gashi theksoi se kanë bërë “disa kërkesa ndër vite në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe atë të Punës dhe Transfereve, por ato gjithmonë kanë hasur në vesh të shurdhër”.

“Kërkesat tona specifike ne i kemi përpiluar në formë të shkruar, ua kemi dërguar, por nuk kanë hasur në vesh që kanë sens të merren me këto gjëra, dhe nuk janë marr me këto çështje fare, dhe ne tri herë ua kemi dërguar kërkesat, Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Transfereve, një ia kemi dërguar në vitin 2016, në formë të shkruar, një tjetër ia kemi dërguar diku në vitin 2022, dhe një tjetër dërguar para shtatë tetë muajsh, ia kemi dërguar kërkesën pasi e kam marrë unë udhëheqjen e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës. Shtatw nene janë që ka shkelje drastike të drejtave të pensionistëve ne ua kemi dërguar në mënyrë të shkruar se si duhet të jetë, dhe ata nuk e kanë marrë për bazë asnjëherë kërkesat tona”, theksoi Gashi.

Gashi tregon se sa do tw duhej tw ishte pensioni nw Kosovw.

Edhe Pensionistët të pakënaqur me rritjen prej 20 për qind, dorëhiqet kryetari i shoqatës Arbëri Pensionistët të pakënaqur me rritjen prej 20 për qind, dorëhiqet kryetari i shoqatës

“Kjo çështje mund të zgjidhet me një akt, me një veprim, një vendim me një ndërmarrje si të duash quaje, ky zgjidhet me një akt, çka është ajo, me e bërë ligjin për sigurimet pensionale, edhe zgjidhet problemi i pensionisteve. Shuma është e definuar me këtë ligjin e keq, është e definuar në mënyrë taksative, sepse neni 14 i ligjit mbi skemat pensionale e obligon qeverinë që çdo fundvit të bëjë vlerësimin e inflacionit për Kosovën, dhe ata prej vitit 2019, që katër vjet nuk kanë bërë vlerësim dhe rritje të pensioneve. Po të ishte bërë ajo, tani pensionistët që kanë pensioni bazik që është 100 euro, ish dashur t’i kenë 250 euro, kurse këta që i kanë në bazë të kontributeve është dashur t'i kenë diku 400 deri në 500 euro”, tha Gashi.

Ndërkaq, meritat për miratimin e Ligjit që heq kushtin që një pensionist t’i ketë 15 vjet stazh pune për të përfituar pensionin kontribut pagues, Gashi ia atribuon Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

KosovaPress ka pyetur Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve lidhur me kërkesat e pensionistëve, por që deri në momentin e publikimit të lajmit, të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje./KSP