Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence, priti sot në takim presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, “për të riafirmuar mbështetjen e SHBA-së për një Kosovë sovrane, demokratike dhe të begatë”.
"Pence ka vlerësuar udhëheqjen e Thaçit, së bashku me atë të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për avancimin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTutje aty thuhet se udhëheqësit kanë rënë dakord mbi rëndësinë e avancimit të reformave për të forcuar sundimin e ligjit, për të luftuar korrupsionin dhe gjithashtu për të thelluar rritjen ekonomike.
Nënpresidenti ka shprehur mbështetje për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës përmes Kushtetutës, dhe gjithashtu inkurajoi Kosovën për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.