Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka shkarkuar nga detyra nënkryetaren e komunës, Slagjana Pantoviq.
Peci ka thënë se këtë vendim e ka marrë për shkak të mospërmbushjes së detyrave nga ajo.
“Sot kam vendosur që ta shkarkoj nga detyra nënkryetaren e komunës, zonjën Sladjana Pantovic. Ky vendim vjen si pasojë e mospërmbushjes së detyrave nga ana e saj, tejkalimit të kompetencave, si dhe mos punës në shërbim të të gjithë qytetarëve të komunës”, ka shkruar Peci në Facebook.
Pantoviq pati konkurruar edhe vetë për kryetare të komunës.
Pantoviq, në një reagim në Facebook, ka thënë se do ta padisë Pecin për shkak të deklaratës së tij. Ajo e ka akuzuar kryetarin e komunës se “s’ka kapacitet për punë e se përdoret si marionetë”.
Sipas saj, ajo është shkarkuar sepse “PDK-së i ka penguar që ka qenë te kryeministri disa herë për bisedë”. Ajo ka thënë se PDK-së i ka penguar takimi i djeshëm i saj me Kurtin.
-
Peci: Nënkryetarja u shkarkua sepse mori vendime në emrin tim
-
Shkarkohet nënkryetarja e Zveçanit, Natasha Tomaniq
-
Pantoviq emërohet nënkryetare e Zveçanit
-
Në Zveçan, Peci lë gati zyrën dhe dokumentacionin për kryetarin e ri të Komunës
-
Tensione në tranzicionin e pushtetit nga shqiptarët te Lista Serbe në Zveçan