Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka kërkuar të hetohet keqpërdorimi, siç e ka quajtur PDK-ja, i nëntë milionë eurove për 42 kontrata njëburimore nga Ministria e Infrastrukturës.
Nëpërmjet një konference për media të mbajtur të premten, Hoxha ka thënë se ministri Liburn Aliu duhet të japë dorëheqje në mënyrë që t’i hapë rrugë hetimeve të pavarura.
"Nga vetëm 22 marsi i vitit 2021, e deri me 7 prill të këtij viti, pra për një vit e dy javë, Ministria e Infrastrukturës kishte lidhur gjithsej rreth 42 kontrata njëburimore, duke keqpërdorur hiq më pak se rreth 9 milionë euro para të taksapaguesve, përmes procedurës së shpërblimit e marrëveshjeve nën tavolinë", ka thënë ajo.
Hoxha kritikoi qeverinë për heshtje ndaj këtyre dyshimeve dhe theksoi se PDK-ja do të vazhdojë të kërkojë llogaridhënie dhe përgjegjësi ndaj akterëve të përfshirë.
-
Hoxha: Është absurde që në kohë krize të ndahen 9 milionë euro për punë shtesë
-
PDK-ja akuzon MI-në për 42 kontrata njëburimore me vlerë mbi 9 milionë euro
-
PDK-ja kërkon hetim për dyshimet për keqpërdorime në fushën e energjisë
-
Bajrami me akuza për korrupsion serioz qeveritar në KEK, i kërkon Kurtit të deklarohet
-
Kontratat njëburimore përplasin Aliun e Bajramin