Për zhvendosjen e fotografisë së presidentit aktual të Kosovës, Hashim Thaçi, me atë të ish-presidentit Ibrahim Rugova, në zyrën e vet nga kryeparlamentarja Vjosa Osmani, ka reaguar Partia Demokratike e Kosovës.
“Vjosa Osmani, e zgjedhur natën dhe me votat e Listës Srpska, ka shkelur rëndë ligjin NR.03/L-132 Për Protokollin e Shtetit të Republikës së Kosovës duke hequr fotografinë zyrtare të Presidentit. Zbatimi i ligjit nuk varet nga dëshirat e askujt pavarësisht bindjeve politike dhe këtë gjë ajo duhet ta dijë mirë si eksperte dhe ligjëruese e jurisprudencës”, thuhet në reagimin e PDK-së.
“Me veprimin e saj primitiv, kryekuvendarja e zgjedhur në mënyrë të dyshimtë, Vjosa Osmani përfaqëson mentalitetin e vjetër që synon hakmarrjen dhe përçon gjuhën e urrejtjes dhe përçarjes së qytetarëve. Që në ditën e parë në pozitën e re, ajo po dëshmon se përfaqëson vetëm interesin e saj brenda partisë së vet dhe jo t’i shërbej institucionit ku është zgjedhur. Me këtë veprim anti-ligjor ajo gjithashtu fyen rëndë edhe institucionin që drejton, Kuvendin e Kosovës, tempullin e demokracisë dhe ligjvënies në vendin tonë”, thuhet tutje në regim.
Partia Demokratike e Kosovës, thotë se “ka dhënë shembull pas zgjedhjeve të 6 tetorit duke mbetur në opozitë dhe siguruar tranzicionin e pushtetit, por nuk do të tolerojë që të cenohet rendi kushtetues e ligjor dhe asnjë institucion i rëndësishëm i Kosovës”.
“PDK-ja është poashtu duke shqyrtuar dhe analizuar anën legale të zgjedhjes së saj si kryetare natën e mbrëmshme. PDK bën thirrje që kthimi i fotografisë së Presidentit të ndodhë sa më parë. Administrata e Kuvendit të Kosovës të reagoj pa vonesë, në të kundërtën, fotografia e Presidentit do të rikthehet në pozitën e vet me çdo kusht, si ruajtje e karakterit kushtetues dhe sovranitetit të vendit”, përfundon reagimi nga ana e PDK-së.
-
Osmani thotë se vetëm e zhvendosi portretin e Thaçit, PDK-ja e quan shkelje
-
Krasniqi: Fotografia e Thaçit në seancë, pasi Osmani s’po përmirëson shkeljet ligjore
-
PDK-ja e vë foton e Thaçit prapa ulëses së Osmanit
-
PDK, Osmanit: S’po e bojkotojmë Kuvendin, por ty – ktheji fotot e Thaçit e të Jasharit në vendin e vet
-
Osmani e quan temë të mbyllur çështjen e lëvizjes së fotografisë së Thaçit