1 perditesime
Arbëri

Osmani: Fotoja e Thaçit ndodhet në kabinet, vetëm e kam zhvendosur për ta pasur në ballë Rugovën

Osmani: Fotoja e Thaçit ndodhet në kabinet, vetëm e kam zhvendosur për ta pasur në ballë Rugovën
Foto: KSP
14:21

Osmani: Fotoja e Thaçit ndodhet në kabinet, vetëm e kam zhvendosur për ta pasur në ballë Rugovën

Mëngjesin e sotëm është vënë re largimi i fotografisë së presidentit Hashim Thaçi dhe zëvendësimi me atë të ish-presidentit Ibrahim Rugova në zyrën e kryeparlamentares Vjosa Osmani.

Kjo e fundit sqaroi se foton nuk e larguar krejtësisht, por e ka zhvendosur në një pjesë tjetër të zyrës.

Osmani tha se kishte dashur që fotografia e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova të qëndrojë aty pasi inspirohet për çdo veprim politik të saj.

“Natyrisht që ka arsye, unë e njoh shumë mirë ligjin, siç e din të gjithë kolegët e mi në Kuvendin e Kosovës dhe në përputhje të plotë me ligjin fotografia e -presidentit aktual të vendit ndodhet në kabinet, është zhvendosur nga vendi ku ka qenë më herët sepse unë kam dashur që në ballë të zyrës ta kem dikë që më inspiron në fillim të çdo dite. Ju siguroj që secili veprim, jo vetëm ky, është në përputhje me ligjin, zhvendosja është ndryshim i vendit konkret dhe gjithçka është në përputhje me ligjin, presidenti Rugova siç e kam thënë edhe dje ka qenë dhe mbetet figura politike që ka inspiruar dhe inspiron çdo veprim timin politik”, u shpreh Osmani, raporton kp.

11:16

Osmani e largon foton e Thaçit, e zëvendëson me Rugovën

Emërimi i Vjosa Osmani në krye të Kuvendit të Kosovës solli edhe ndryshimet e para në zyrën e saj.

Ajo ka larguar nga kabineti fotografinë e presidentit Hashim Thaçi dhe e ka zëvendësuar me presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova, shkruan kosovapress.

Kjo është vënë re gjatë takimit të sotëm që Osmani e pati me ambasadorin amerikan Philip Kosnett.