Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka akuzuar kryetarin e Komunës, Sokol Haliti, për punësim me kontrata mbi vepër, shkruan sot “Koha Ditore”.
Sipas këtij subjekti punësimet me kontrata të përkohshme të cilat kanë ndodhur në vitin 2017 dhe në vitin 2018 janë duke i shërbyer kryetarit të Komunës, i cili është duke forcuar pozitën e tij.
Këshilltari komunal nga radhët e PDK-së, Taulant Haxhiu, ka theksuar se pushteti komunal ka punësuar me kontratë në vepër edhe ish -zëvendësministrin e Drejtësisë, Daut Xhemajli, i cili dikur ishte edhe pjesë e PDK-së. Sipas tij, punësimet nuk bëhen për interesa të Komunës, por për ato politike.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
Artikuj të ngjashëm
-
Kontratat mbi vepër, kundërvënie ndaj politikave të nivelit qendror
-
PDK-ja akuzon kryetarin Imri Ahmeti për nepotizëm
-
Opozita në Kamenicë akuzon pushtetin për punësimet me kontrata mbi vepër
-
Haliti: Presidenti duhet të jetë nga PDK-ja
-
Iu hoqën 743 vota, Haliti: E ka bërë dikush që ka pasur qejf të bëhem deputet