Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

PDK-ja akuzon kryetarin Imri Ahmeti për nepotizëm

Subjekti më i madh opozitar në Lipjan, Partia Demokratike e Kosovës, ka akuzuar kryetarin e Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, për punësime të militantëve dhe të afërmve të tij nëpër institucione publike.

Nëpërmjet një reagimi publik, që ka bërë të dielën kjo parti, ka akuzuar Ahmetin për punësime të paligjshme, të cilat më së shumti janë bërë në Qendrën për Punë Sociale, në administratë dhe në disa dikastere të tjera, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

E disa punësime të tjera po bëhen me rekomandime dhe me kontratë mbi vepër, thotë PDK-ja.

Sipas tyre, në konkursin e fundit të rregullt në QPS është pranuar (v.j.) anëtare e Kryesisë së Rinisë në LDK, e cila kishte një proces gjyqësor në raport me një qytetare, derisa ishte duke punuar përkohësisht në këtë institucion.

Opozita me këtë rast ka bërë me dije se është shqetësuese për qytetarët se QPS-ja është shndërruar në qendër të punësimeve në Komunën e Lipjanit me rekomandime të caktuara, prandaj ka kërkuar ndalimin e tyre.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)