Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se Kosova po përballet me një bllokadë të rrezikshme institucionale, për të cilën, ka shtuar ajo, përgjegjësi ka koalicioni i partive që kanë dalë të parët në zgjedhje, LVV, Guxo dhe Alternativa.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka ripërsëritur në mbledhjen e Kryesisë së partisë se zgjidhja më e mirë për vendin është formimi i një qeverie të re nga partitë që kanë qenë në opozitë.
Ai ka thënë se i ka kërkuar presidentes që t’i drejtohet me pyetje kushtetuese Gjykatës Kushtetuese për çështjen e kandidatit për kryetar/e Kuvendi, me qëllim që të sqarohen pozicionet institucionale dhe juridike në këtë situatë.
Po ashtu duke përmendur refuzimin e kërkesës për lirimin me kusht të Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, ka thënë se lirimi me kusht ka qenë e drejtë e pritshme dhe e arsyeshme dhe se refuzimi nga Dhomat e Specializuara në Hagë përbën mohim të një të drejte themelore.
-
PDK-ja e AAK-ja ia tregojnë shoqërisë civile “zgjidhjen” për daljen nga ngërçi
-
Hamza: Kosova ka nevojë për institucione, jo për një pushtet që zvarrit proceset
-
PDK mbledh kryesinë: Po rrezikohet rendi kushtetues
-
PDK: Zgjedhjet e reja janë rruga e vetme
-
PDK: Problemi s’është presidenti, por dëshira për të kontrolluar çdo institucion