Partia Demokratike e Kosovës nuk ka pranuar të komentojë propozimin e kryeministrit Avdullah Hoti për formimin e një forumi të liderëve, ku do të mblidheshin të gjithë krerët e partive për të krijuar unitet të skenës poltike për dialogun Kosovë – Serbi.
PDK-ja ka thënë se nuk do të komentojë asgjë, përderisa nuk është zyrtare.
“Nuk mund të komentojmë asgjë ndaj një ftese që nuk ekziston si realitet deri në këto momente. Ftesat nga studiot dhe deklarimet publike të zyrtarëve të ndryshëm nuk janë serioze dhe fatkeqësisht flasin për qasjen e mbrapshtë që po ndjek kjo qeveri për dialogun dhe seriozitetin që po tregon ndaj këtij procesi shumë të rëndësishëm. Për kryeministrin e qeverisë së status-quos duket se më i rëndësishëm është uniteti i akademikëve dhe mbështetja e tyre se sa e partive politike”, thuhet në një përgjigje të Zyrës për Media të PDK-së.
Më herët, VV-ja e ka hedhur poshtë këtë ide të Hotit.
-
PDK-ja s’do të propozojë emra për president
-
Hoti kërkon rezolutë lidhur me dialogun: Transparencë dhe marrëveshje me njohje reciproke
-
Tahiri: S’u ftuam zyrtarisht nga Kurti, të mos flasim për mesazhe me kërkesa për pazare
-
PDK-ja e konsideron të përmbyllur kontributin e saj për zgjedhjen e presidentit
-
Çitaku për çështjen e presidentit: I kërkuam Kurtit ta formalizojë kërkesën ndaj nesh, s’e bëri