Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e kryesisë ku temë qendrore sipas njoftimit të kësaj partie ishin përgatitjet për procesin e zgjedhjeve të brendshme në të gjitha nivelet, nga nëndegët e deri te pozita e kryetarit të këtij subjekti politik.
Në këtë mbledhje të kryesisë, afati për fillimin e këtyre zgjedhjeve u përcaktua muaji shtator.
“Në këtë kuadër, u vendos formimi i një grupi punues, i cili do të ketë përgjegjësi për përgatitjen teknike dhe ligjore të këtij procesi zgjedhor. Ky grup do të kujdeset për orientimin, mbarëvajtjen dhe strategjinë e përgjithshme, duke siguruar që zgjedhjet të zhvillohen në mënyrë të rregullt dhe të drejtë. Afati i përcaktuar për fillimin e zgjedhjeve të brendshme është muaji shtator, duke i dhënë kohë të mjaftueshme strukturave organizative për përgatitje të plotë dhe gjithëpërfshirëse”, thuhet në njoftimin e PDK-së.
-
Pas rezultatit zgjedhor, PDK-ja nis përgatitjet për zgjedhjet e brendshme partiake
-
Mblidhet PDK-ja pas ftesës së Kurtit për takim
-
PDK-ja paralajmëron zgjedhje të brendshme pas rezultatit të 7 qershorit
-
PDK-ja mirëpret vendimin e Kushtetueses, kërkon që Kuvendi ta votojë Projektligjin për Specialen
-
PDK-ja s’merr pjesë në seancë, tërheq përkohësisht kandidaturën e Çitakut, do t'i drejtohet Kushtetueses