Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda ka njoftuar se kanë dorëzuar kallëzim penal ndaj Albin Kurtit dhe deputetëve të LVV-së të cilët sipas tij, mbajnë funksione të dyfishta - ministra dhe deputetë.
Ai ka thënë se kallëzimi penal do të dorëzohet në Prokurorinë Speciale.
“Moszbatimi i vendimeve gjyqësore i gjykatave të rregullta të Kosovës është vepër penale dhe moszbatimi i vendimit të Gjykatës Supreme në rastin e Hekuran Muratit dhe anëtarët e tjerë të Qeverisë, përbënë vepër të pastër penale dhe kërkohet reagimi i shtetit”, ka thënë ai.
Gruda ka shtuar se duke mbajtur funksione të paligjshme janë shpërndarë mijëra euro nga Qeveria në detyrë.
Sipas tij, kjo situatë nuk mund të vazhdojë.
Edhe
PDK-ja me kallëzim penal edhe ndaj Avni Deharit
Gruda ka thënë se nuk janë në negociata me LVV-në dhe nuk u intereson se çfarë bën Kurti.
Ka akuzuar Kurtin se e ka shkatërruar dialogun politik mes partive.
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani ka thënë se sot është dita e 18-të e bllokadës së re, pas qindra ditëve të bllokadës që sipas tij është shkaktuar nga LVV-ja.
Ka shtuar se është duke u dëshmuar mungesë e vetëdijes institucionale dhe kombëtarë në mirëmbajtjen e institucioneve dhe promovimin e sigurisë kombëtare.
Ka shtuar se Qeveria në detyrë është duke bërë shkelje të njëpasnjëshme.
Ramadani ka përmendur edhe kallëzimin penal që ka dorëzuar Aleanca sot.
“Thelbi i situatës që gjendet Kosova është moskonstituimi i Kuvendit. Në Kosovë ekziston një temë e madhe politike dhe ajo është bllokada e institucioneve. Ata e kanë vendos ta dërgojnë vendin serish në zgjedhje dhe verimet tjera janë alibi për të gjetur një datë e cila iu konvenon”, ka thënë ai.
Edhe
Kallëzime penale ndaj Kurtit dhe ministrave në detyrë për ushtrimin e dy funksioneve
Ai ka thënë se për presidentin duhet marrëveshje politike, duke shtuar se për marrëveshje partiake si Aleancë nuk janë të interesuar.
Ka shtuar se nëse merren parasysh 6 pikat e paraqitura nga Aleanca, mund ta bëjnë kuorumin në Kuvend.
