Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda ka njoftuar se do të dorëzojnë kallëzim penal ndaj Albin Kurtit dhe deputetëve të LVV-së të cilët sipas tij, mbajnë funksione të dyfishta - ministra dhe deputetë.
Ai ka thënë se kallëzimi penal do të dorëzohet në Prokurorinë Speciale.
“Moszbatimi i vendimeve gjyqësore i gjykatave të rregullta të Kosovës është vepër penale dhe moszbatimi i vendimit të Gjykatës Supreme në rastin e Hekuran Muratit dhe anëtarët e tjerë të Qeverisë, përbënë vepër të pastër penale dhe kërkohet reagimi i shtetit”, ka thënë ai.
Gruda ka shtuar se duke mbajtur funksione të paligjshme janë shpërndarë mijëra euro nga Qeveria në detyrë.
Sipas tij, kjo situatë nuk mund të vazhdojë.
исто така
ПДК и Алијансата повторно во Парламентот: Државата не е ничија приватна сопственост
Gruda ka thënë se nuk janë në negociata me LVV-në dhe nuk u intereson se çfarë bën Kurti.
Ka akuzuar Kurtin se e ka shkatërruar dialogun politik mes partive.