Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e konsideron se qëllimi i kryeministrit Albin Kurti është “që draftin e Asociacionit të mos e dërgojë në Gjykatë Kushtetuese për shkak të vitit zgjedhor”, ndërsa analisti Bekim Kabashi thotë se kryeministri “po arsyetohet me mosnënshkrimin e marrëveshjes nga ana e Serbisë”, raporton Ekonomia Online.
Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, tha se vonesat po bëhen qëllimisht për shkak se institucioni më i lartë në vend të mos jap mendim para se të përfundojnë zgjedhjet në Kosovë.
“Ky vit është vit elektoral që kemi hyrë dhe po besoj që qëllimi i tij është që deri në fushatën zgjedhore të mos ketë një vendim nga Gjykata Kushtetuese, lidhur me çështjen e Asociacionit, pra ai po e vonon dërgimin e këtij draftstatuti në Gjykatën Kushtetuese për të mos pasur mundësi që Gjykata Kushtetuese me dhënë mendim para se të përfundojnë zgjedhje”, thotë Haliti.
Por analisti politik, Bekim Kabashi, thotë se kryeministri Kurti ishte zotuar se do ta implementojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Kabashi thotë se kryeministri Kurti po arsyetohet për shkak se Serbia nuk ka pranuar të nënshkruhet marrëveshja bazike.
“Siç e dimë që Qeveria e ka marrë obligim me pranimin e marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit pastaj edhe në takimin me pesëshen se madhe në Bruksel, kryeministri Kurti është zotuar që ka me pranu edhe me kalu draftstatutin e Asociacionit komunave me shumicë serbe, por kjo qeveri po arsyetohet me mosprocedimin e këtij drafti shkaku që Serbia nuk po pranon me nënshkruar marrëveshjen, pra marrëveshjen bazike, që pastaj e ka obligim brenda edhe Asociacionin në kuadër të pikës 10, ku thuhet që palët janë të obliguara t’i pranojnë të implementojnë të gjitha marrëveshjet e pranuara të kaluarën”, thotë Kabashi./EO
-
Behrami: Kurti e ka zgjedhur datën e zgjedhjeve të radhës
-
Në pauzë, konsultimi për institucionet
-
Kurti paralajmëron diskutime për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin
-
Kurti: Opozita po bllokon reformat, po rrezikon miliona euro nga BE-ja
-
Kurti: Krejt çka kryetarët e PDK-së dhe LDK-së duan është që unë të mos kem pushtet