Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

PDK-ja për mirënjohjet: E kishim fjalën për shprehje jo për ndarje

PDK

Partia Demokratike e Kosovës e ka quajtur lëshim të paqëllimshëm kur paraprakisht ka thënë që grupit parlamentar të kësaj partie, i është dhënë mirënjohje për siç u tha – angazhimin në mbrojtje të Kushtetutës, 

Deputetët e PDK-së së fundmi përmes disa aksioneve para Qeverisë së Kosovës kanë bllokuar hyrjen në shenjë proteste ndaj mosvazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit.

“Shumica e deputetëve të PDK-së nuk janë pjesë e kryesisë së partisë, prandaj edhe u është shprehur mirënjohje për angazhimin e tyre. Zyra për Informim e PDK-së ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për kurrëfarë ndarje mirënjohjesh, por për shprehje mirënjohjeje”, thuhet në sqarimin e më vonshëm të zyrës për media të PDK-së.

Në njoftimin paraprak, PDK-ja teksa njoftoi se është mbajtur mbledhja e Kryesisë në të cilën u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, gjithashtu deklaroi se në mbledhja iu dha mirënjohje grupit parlamentar të PDK-së për angazhimin në mbrojtje të Kushtetutës, rendit juridik dhe vlerave demokratike në vend.

“Kryesia e PDK-së vlerësoi se janë evidente shkeljet e Kushtetutës, shkeljet e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullores së Punës së Kuvendit të Kosovës, duke konkluduar se këto paraqesin cenim të vetë themeleve të shtetit të Kosovës si shtet demokratik dhe parlamentar”, thuhej mes tjerash në njoftimin paraprak.

Edhe PDK-ja mblidhet para Qeverisë, paralajmëron sërish letër për thirrjen e seancës konstituive Arbëri PDK-ja mblidhet para Qeverisë, paralajmëron sërish letër për thirrjen e seancës konstituive

PDK-ja i ndan mirënjohje grupit të saj parlamentar për protestat para Qeverisë

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se në mbledhjen e sotme të Kryesisë së partisë në të cilën është diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend, i është dhënë edhe mirënjohje grupit parlamentar të PDK-së për siç thuhet – angazhimin në mbrojtje të Kushtetutës.

Ditëve të fundit, deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, kanë ndërmarrë disa aksione para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke bllokuar hyrjen në shenjë proteste ndaj mosvazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit.

“Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën ka diskutuar zhvillimet e fundit politike në vend dhe hapat e ardhshëm të partisë. Në mbledhje iu dha mirënjohje Grupit Parlamentar të PDK-së për angazhimin në mbrojtje të Kushtetutës, rendit juridik dhe vlerave demokratike në vend. Kryesia e PDK-së vlerësoi se janë evidente shkeljet e Kushtetutës, shkeljet e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullores së Punës së Kuvendit të Kosovës, duke konkluduar se këto paraqesin cenim të vetë themeleve të shtetit të Kosovës si shtet demokratik dhe parlamentar”, thuhet në njoftimin e PDK-së për mbledhjen e mbajtur gjatë ditës së sotme.

Edhe PDK-ja e Aleanca insistojnë që sa më parë të mbahet vazhdimi i seancës konstituive LAJMET E MBRËMJES PDK-ja e Aleanca insistojnë që sa më parë të mbahet vazhdimi i seancës konstituive

Përveç PDK-së, edhe Aleanca ka vazhduar me kërkesën për vazhdimin e seancës për konstituimin e Kuvendit, ndërsa kanë akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për bllokim të procesit. Kjo e fundit ka thënë se fillimisht duhet të ketë marrëveshje për konstituim të institucioneve në mënyrë që të shmangen zgjedhjet e reja.

Të dyja këto parti kanë refuzuar ftesat e Lëvizjes Vetëvendosje për takime.