Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se në mbledhjen e sotme të Kryesisë së partisë në të cilën është diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend, i është dhënë edhe mirënjohje Grupit Parlamentar të PDK-së për siç thuhet – angazhimin në mbrojtje të Kushtetutës.
Ditëve të fundit, deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, kanë ndërmarrë disa aksione para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke bllokuar hyrjen në shenjë proteste ndaj mosvazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit.
“Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën ka diskutuar zhvillimet e fundit politike në vend dhe hapat e ardhshëm të partisë. Në mbledhje iu dha mirënjohje Grupit Parlamentar të PDK-së për angazhimin në mbrojtje të Kushtetutës, rendit juridik dhe vlerave demokratike në vend. Kryesia e PDK-së vlerësoi se janë evidente shkeljet e Kushtetutës, shkeljet e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullores së Punës së Kuvendit të Kosovës, duke konkluduar se këto paraqesin cenim të vetë themeleve të shtetit të Kosovës si shtet demokratik dhe parlamentar”, thuhet në njoftimin e PDK-së për mbledhjen e mbajtur gjatë ditës së sotme.
Përveç PDK-së, edhe Aleanca ka vazhduar me kërkesën për vazhdimin e seancës për konstituimin e Kuvendit, ndërsa kanë akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për bllokim të procesit. Kjo e fundit ka thënë se fillimisht duhet të ketë marrëveshje për konstituim të institucioneve në mënyrë që të shmangen zgjedhjet e reja.
Të dyja këto parti kanë refuzuar ftesat e Lëvizjes Vetëvendosje për takime.
-
Зашто су САД одлучиле да обуставе покретање стратешког дијалога са Косовом?
-
Име председничког кандидата, Курти и Абдиџику траже унутарпартијске консултације
-
Препоручена суспензија двојице полицајаца осумњичених за пребијање Рашковића
-
Хоти о Куртију: Само неко ко је против постојања државе може да поткопа уставни поредак у овој ситуацији
-
Преко 500 пацијената чека на операцију ока, листа чекања до 6 месеци