Partia Demokratike e Kosovës do të iniciojë në Kuvend formimin e një komisioni hetimor për rastin e vdekjes së 26-vjeçarit.
Kjo është bërë e ditur sot në një konferencë për media nga deputetja e kësaj partie, Eliza Hoxha.
"Grupi parlamentar propozon krijimin e një komisioni hetimor parlamentar. Ky komision parlamentar do të duhej të hetojë sjelljen e qeverisë gjatë kësaj kohe të pandemisë. Shefi i Grupit parlamentar do të kontaktojë me grupet e tjera paralementare. Krijimi i këtij komisioni të posaçëm dhe ata që do të jenë në përbërje të tij, do të hetojnë këtë rast”, ka thënë Hoxha.
Dje, edhe deputeti i VV-sw, Fitim Uka, tha në Express intervistën në KTV, se partia e tij do të iniciojë komision hetimor për këtë rast.
Studenti nga Gjilani, u hodh të dielën nga kati i pestë i ndërtesës në Qendrën e Studentëve, ku ishte karantinuar një ditë më parë pas kthimit nga Gjermania.
Familja e tij, ka akuzuar krerët e shtetit për vdekjen e të birit, duke thënë se dokumentacioni i tij se ishte i sëmurë nuk ishte marrë parasysh. Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë ka thënë se i ndjeri nuk kishte paraqitur asnjë vërtetim për shëndetin e tij me rastin e kthimit.
-
Përkrahet iniciativa për komision hetimor për vdekjen tragjike të 26-vjeçarit në karantinë
-
PDK-ja inicion komision hetimor për vdekjen e 26-vjeçarit, partitë tjera thonë se s’është koha
-
Komisioni për menaxhimin e pandemisë pritet të hetojë edhe periudhën e qeverisjes aktuale
-
Në Komisionin Hetimor për COVID-19 kërkohet të jenë dëshmitarë Vitia e Zemaj
-
Anëtarët e Komisionit për Shëndetësi kërkojnë hetim për vdekjen e 26 vjeçarit