Pas vdekjes së 26-vjeçarit sa ishte i karantinuar në konvikte, Komisioni parlamentar për të Drejtat e Njeriut është mbledhur për të diskutuar për rastin.
Nga këtu, partitë opozitare kërkuan dorëheqjen e krerëve të institucioneve.
“Ajo që më së paku është dashur të ndodhë ka qenë dorëheqja, aty për aty, e Ministrit të Shëndetësisë, e pse jo edhe e Ministrit të Punëve të Brendshme dhe kryeministrit”, ka thënë Teuta Haxhiu e AAK-së.
Partia Demokratike e Kosovës vazhdon të insistojë se për zbardhjen e vdekjes së Agon Musliut, duhet të formohet një komision hetimor parlamentar, raporton KOHA.
“Edhe sot u përmend që dje PDK-ja e ka shprehur kërkesën për inicimin e komisionit të posaçëm hetimor dhe ne si komision, të gjithë, e kemi mbështetur”, ka thënë Valdete Idrizi nga PDK-ja.
Edhe
Anëtarët e Komisionit për Shëndetësi kërkojnë hetim për vdekjen e 26 vjeçarit
“Ende nuk ka ardhur zyrtarisht kjo nismë, por ne patjetër që jemi për çdo komision që e zbardh rastin”, ka thënë Saranda Bogujevci nga LVV-ja.
Agon Musliu nga Komuna e Gjilanit dyshohet se u vetëvra duke u hedhur nga konvikti në Prishtinë, ku po qëndronte i karantinuar pas kthimit nga Gjermania.
-
PDK-ja inicion komision hetimor për vdekjen e 26-vjeçarit, partitë tjera thonë se s’është koha
-
PDK-ja do të iniciojë komision hetimor për vdekjen e 26-vjeçarit në Qendrën e Studentëve
-
Kriteret për karantinë: Shumica e atyre që erdhën me Musliun shkuan në vetizolim
-
Kriteret për karantinë: Shumica e atyre që erdhën me Musliun shkuan në vetizolim