Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit të premten me shumicë votash kanë miratuar Kornizën Afatmesme Buxhetore 2020-2022.
Votat për i kanë dhënë kuvendarët nga radhët e koalicionit qeverisës komunal, ndërkohë që opozitarët kanë lëshuar sallën në pjesën e fundit të seancës së jashtëzakonshme, në momentin që fjalën e ka marrë kryetari Mytaher Haskuka, shkruan sot “Koha Ditore”.
Paraprakisht kuvendarët nga të dy taborët kanë paraqitur pakënaqësitë e tyre lidhur me përmbajtjen e KAB-it.
Drejtori për Financa, Ertan Simitçi, para anëtarëve të KK-së ka theksuar se në bazë të KAB-it, planifikohet që buxheti i Komunës për vitin 2020 të jetë 50.9 milionë euro, për të pasuar me rritje në vitin 2021 në 52.3 milionë euro dhe në 54.2 milionë euro në vitin 2022.
“Buxheti i vitit 2020 në vlerë prej afër 51 milionë eurove, do të jetë i ndarë në 5 kategori të shpenzimeve, pagat rreth 23 milionë euro, mallra e shërbime rreth 6.7 milionë euro, shpenzime komunale afër 1 milion euro, 850 mijë euro subvencione, dhe rreth 19 milionë në investime kapitale”, ka thënë drejtori Simitçi. Ai ka sqaruar se në përpilimin e këtij dokumenti janë marrë parasysh edhe rekomandimet e Auditorit, ndërkohë që janë mbajtur edhe 8 takime me qytetarë. “KAB-i përcakton kushtet e realizimit të buxhetit. Ndryshimet mund të bëhen deri në shtator. Jemi të gatshëm me diskutua me kuvendarët për projektet konkrete që janë prioritare”, ka deklaruar Simitçi.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Komuna e Prizrenit nis procedurë të re për miratimin e buxhetit të 2022-s
-
Prizreni miraton buxhetin komunal për vitin 2022
-
Kuvendi i Prizrenit mblidhet me 31 dhjetor për ta shqyrtuar buxhetin e vitit 2022
-
Kuvendi i Prizrenit nuk e miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore 2022-2024
-
KK në Ferizaj miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore me gati 34 milionë euro për vitin 2022