Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pavarësisht ndalesës, në Prishtinë po shiten mjete piroteknike

Një ditë para natës së ndërrimit të moteve, shitës ambulantë janë parë në kryeqytet duke shitur mjete piroteknike.

Ndonëse kjo u ndalua përmes një urdhërese nga Komuna e Prishtinës, kjo nuk i ka ndaluar këta shitës të dalin në pjesë të ndryshme të qytetit.

Lexues të Koha.net kanë dërguar fotografi në të cilat shihet një person i cili është duke shitur mjete piroteknike.

Kujtojmë se më 24 dhjetor Komuna e Prishtinës ka lëshuar urdhëresë për ndalimin e mjeteve të tilla në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë dhe sheshe.

Madje nëse një urdhërese e tillë nuk respektohet, komuna ka paralajmëruar edhe gjoba.

“Ndalesa vlen për periudhën nga data 30 dhjetor, deri më 3 janar. Kushdo që vepron në kundërshtim me këtë Urdhëresë, do të gjobitet 100 euro”, thuhet në njoftim, transmeton koha.net.