Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës ka bërë thirrje që të respektohet ligji dhe të festohet me përgjegjësi.
MPB ka thënë se përdorimi i mjeteve piroteknike lejohet vetëm pas datës 26 dhjetor dhe gjobat për shkelje të ligjit sillen nga 200 deri 500 euro. E për prodhim e tregtim të paautorizuar ka njoftuar se pret dënimi me burgim.
“Siguria është përgjegjësia jonë e përbashkët! Prodhimi dhe tregtimi i paautorizuar i mjeteve piroteknike është i ndaluar dhe ndëshkohet rëndë sipas ligjit”, ka shkruar MPB në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
476 mijë kilogramë mjete piroteknike u importuan sivjet
-
Komuna e Rahovecit ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike në hapësirat publike
-
Policia bën apel për vigjilencë në parandalimin e përdorimit të parregullt të mjeteve piroteknike
-
170 mijë kilogramë mjete piroteknike u importuan këtë vit
-
Nga sot paga minimale 500 euro bruto, paralajmërohet mbikëqyrje