Arbëri

Pasuria 3.2-milionëshe e katër kryetarëve komunalë

Xhafer Gashi

Kryetarët e Podujevës, Fushë-Kosovës, Obiliqit e Graçanicës kanë deklaruar pasuri 3 milionë e 204 mijë e 264 euro. Këtu përfshihet pasuria e përbashkët familjare e paluajtshme, e luajtshme, parat e gatshme dhe aksionet në biznese, që këta kryetarë kanë deklaruar në formularët e Agjencionit Kundër Korrupsionit

Pasuri goxha të madhe kanë deklaruar kryetarët e komunave të Podujevës, Fushë-Kosovës, Obiliqit e Graçanicës. Përfshirë pasurinë e paluajtshme, atë të luajtshme, aksionet në biznese dhe paratë e gatshme në institucione financiare, këta katër kryetarë komunalë i kanë 3 milionë e 204 mijë e 264 euro pasuri.

Vetëm paluajtshmëri të përbashkët familjare i kanë deklaruar 1 milion e 111 mijë e 79 euro. Më i pasuri prej tyre është kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi.

Milioneri i Obiliqit

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka pasuri të paluajtshme të deklaruar në formularët e Agjencionit Kundër Korrupsionit në vlerë prej 518 mijë e 79 euro. Gashi ka deklaruar banesë me sipërfaqe prej 76.00m2 në vlerë 44 mijë e 80 euro në emër të bashkëshortes, shtëpi për pushim 150.00 m2 prej investimeve familjare në vlerë 200 mijë euro, shtëpi 130.00 m2 në emër të prindit në vlerë 80 mijë euro dhe shtëpi tjetër për pushime 150.00 m2 në vlerë 90 mijë euro. Gashi i ka deklaruar edhe tri parcela në emër të djalit të cilat janë blerë në vitin 2020, njëra me sipërfaqe 400.00 m2 në vlerë 34 mijë e 371 euro, tjetra 522.00 m2 në vlerë 24 mijë euro dhe 531.00 m2 në vlerë 45 mijë e 628 euro.

Kryetari i Obiliqit e ka deklaruar vetëm një veturë Golf 7 në emër të fëmijëve që është blerë nga të ardhurat familjare në vitin 2018 në vlerë 18 mijë euro.

Ai ka deklaruar aksione të përbashkëta në dy biznese në emër të bashkëshortes dhe fëmijëve në vlerë 1 milion e 908 mijë e 458 euro. Në WDG sh.a. 55 për qind të aksioneve nga data 2014 (fëmijët dhe bashkëshortja) në vlerë 1 milion e 138 mijë euro dhe në poligonin e shejtarisë-Katana sh.p.k 35 për qind të aksioneve nga viti 2014 në vlerë 770 mijë e 458 euro.

Xhafer Gashi ka deklaruar para të gatshme në institucione financiare 3 mijë e 616 euro në emër të tij, 1 mijë e 770 euro në emër të prindit, 1 mijë e 444 euro në emër të fëmijëve ndër të tjera.

Xhafer Gashi ka deklaruar para të gatshme në institucione financiare 3 mijë e 616 euro në emër të tij, 1 mijë e 770 euro në emër të prindit, 1 mijë e 444 euro në emër të fëmijëve dhe 767 euro në emër të bashkëshortes.

Gashi ka deklaruar edhe detyrime të emër të bashkëshortes 1 mijë e 377 euro për banesë në vitin 2022.

Kryetari i Obiliqit ka deklaruar të hyra vjetor 14 mijë e 681 euro si kryetar komune, 18 mijë euro të hyra vjetore të bashkëshortes, pension të prindit 2 mijë e 476 euro, 6 mijë euro pagë të fëmijës dhe 450 euro të deponuara nga bashkëshortja.

Pasanikja e Graçanicës

Pas Gashit me pasuri vjen kryetarja e Komunës së Graçanicës, Liljana Subariq. Ajo ka deklaruar pasuri e paluajtshme të përbashkët familjare në vlerë 296 mijë euro. Ajo në emër të bashkëshorit ka deklaruar shtëpi në sipërfaqe 200.00 m2 (e trashëguar në vitin 2021) në vlerë 89 mijë euro, shtëpi në sipërfaqe 80.00 m2 (e trashëguar në vitin 2021) në vlerë 15 mijë euro, truall në sipërfaqe 3,700.00 m2 (e trashëguar në vitin 2021) në vlerë 20 mijë euro, arë në sipërfaqe 6,500.00 m2 (e trashëguar në vitin 2021) në vlerë 25 mijë euro, arë në sipërfaqe 3,000.00 m2 (e trashëguar në vitin 2021) në vlerë 10 mijë euro dhe banesë në sipërfaqe 69,00m2 e blerë në vitin 2009 në vlerë 60 mijë euro. Kurse në emër të saj ka deklaruar banesë 37,00m2 e blerë në vitin 2021 në vlerë 77 mijë euro.

Subariq ka deklaruar në emër të bashkëshorit veturë “Passat” e blerë në vitin 2008 në vlerë 6 mijë euro, në emër të fëmijës një “Mazda 3” e blerë në vitin 2015 në vlerë 12 mijë euro dhe një “Lada Niva” e blerë në vitin 2002 në vlerë 1 mijë e 800 euro.

Kryetarja e Graçanicës ka thënë se ka para të gatshme në institucione financiare 1 mijë e 80 euro e deklaruesit si kursime postare dhe 800 euro në një bankë tjetër. Kurse 950 euro në emër të bashkëshortit.

Por, Subariq ka thënë se ka detyrime fianciare 42 mijë euro për blerjen e banesës.

Ajo ka deklaruar 15 mijë e 800 euro pagë vjetore në Fakultetin e Mjekësisë në Mitrovicë, 11 mijë e 800 në një institucion shëndetësor në Graçanicë dhe 15 mijë e 312 euro si kryetare e Komunës. Pastaj 12 mijë euro paga vjetore e bashkëshortit në Shtëpinë e Shëndetit në Gushtericë të Poshtme dhe pension i prindrit nga Fondi i Serbisë 3 mijë e 300 dhe ndihmë sociale nga Kosova 2 mijë 160 euro.

Berisha, mbi 200 mijë euro pasuri

Pasuri gati të përafërt ka deklaruar edhe kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, Burim Berisha. Vetëm pasuri të paluajtshme Berisha i ka 186 mijë euro. Në Agjencinë Kundër Korrupsionit kryetari i Fushë-Kosovës ka deklaruar se ka banesë 30 m2 e blerë në vitin 2004 në vlerë 12 mijë euro, banesë 40m2 e blerë në vitin 2003 në vlerë 24 mijë euro, oborr dhe shtëpi 0.06.38 ha e trashëguar në vlerë 35 mijë euro, tokë bujqësore 10.00m2 e blerë në vitin 2003 në vlerë 3 mijë euro, tokë bujqësore 40.00 ari e blerë në 2015 në vlerë 12 mijë euro, pemishte me shtëpi 30.00 ari (e trashëguar) në vlerë 40 mijë euro deklaruesit dhe tokë bujqësore në sipërfaqe 0.01.35 ha (e trashëguar) në vlerë 60 mijë euro.

Burim Berisha e ka deklaruar një vetur “Audi A5” e blerë në vitin 2021 në vlerë 30 mijë euro dhe po ashtu 25 mijë euro të gatshme në institucione financiare në emër të fëmijëve.

Ai ka deklaruar kredi 7 mijë euro në emër të fëmijëve dhe kredi 15 mijë euro në emër të vetin.

Kryetari i Fushë-Kosovës ka deklaruar të hyra vjetore 15 mijë e 979 euro si kryetar komune, 5 mijë e 160 euro pagë të bashkëshortes dhe 4 mijë e 560 euro të hyra nga ATK e fëmijëve.

Pasuria e përbashkët e Bulliqit

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka deklaruar pasuri të paluajtshme në vlerë prej 111 mijë euro. Të gjithë pasurinë e paluajtshme dhe të luajtshme ai i ka deklaruar si të përbashkët. Ai ka deklaruar shtëpi 120 m2 (nga kursimet dhe e trashëguar në 2006) në vlerë 25 mijë euro, tokë 3,000.00 m2 (e trashëguar) në vlerë 30 mijë euro dhe banesë 83.00 m2 (e blerë nga kursimet në vitin 2015) në vlerë 56 mijë euro. Nga pasuria e luajtshme Bulliqi ka deklaruar një veturë “Golf” e blerë nga kursimet në vitin 2004 në vlerë 4 mijë euro dhe një “Tiguan” e blerë nga kursimet në vitin 2017 në vlerë 16 mijë euro.

Kryetari i Komunës së Podujevës ka deklaruar para të gashtme 15 mijë e 500 euro të përbashkëta, 11 mijë euro të bashkëshortes dhe 35 mijë euro tjera të përbashkëta. Ndërkohë që ka thënë se i ka huazuar nga një person fizik 4 mijë euro.

Bulliqi ka deklauar të hyra mujore prej 1 mijë e 600 euro pagë si kryetar komune dhe 600 euro honorare nga UP-ja, 380 euro të hyra mujore të bashkëshortes në QKMF Podujevë dhe 450 euro në emër të fëmijës në AKP (kontratë e përkohshme).