Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pastrimi i trotuareve nga bora, peng i kontraktimit të operatorit

Komuna e Gjilanit çalon në fushën e shërbimeve publike përkatësisht në mirëmbajtjen e hapësirave brenda qytetit. Por lidhur me këtë komunarët thonë se një gjë e tillë kompaninë e pastrimit “Ekohigjiena”.

Trotuaret e Gjilanit edhe këtë dimër, do të kenë një pastrim të kufizuar, shkaku i moskontraktimit të operatorit, i cili do të merrej me mirëmbajtjen e hapësirave publike. Kurse bora, e cila vazhdon të reshë ka mbuluar pothuajse të gjitha trotuaret e qytetit, duke e vështirësuar qarkullimin e këmbësorëve, shkruan sot Koha Ditore.

Kurse qeverisja lokale e Gjilanit deklarohet se është duke vazhduar punën për lidhjen e kontratës për mirëmbajtjen e hapësirave publike me kompaninë e pastrimit “Ekohigjiena”, e cila kontratë do të marrë kohë për vlerësim meqë do t’u nënshtrohet procedurave ligjore.

(Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.