Prej disa vjetësh Gjilani nuk po arrin ta kontraktojë një kompani për pastrimin e rrugëve dhe trotuareve.
Shqyrtues i Prokurimit sërish ia ka anuluar Komunës së Gjilanit këtë tender duke kërkuar nga zyra e prokurimit që lënda të kthehet në rivlerësim meqë ka gjetur se ankesa e njërit nga operatorët ekonomikë është e bazuar. Ky vendim është publikuar në uebfaqen e OSHP-së në muajin prill të këtij viti, shkruan sot Koha Ditore.
Opozita vlerëson se mospastrimi i rrugëve dhe trotuareve është pasojë e menaxhimit të dobët të proceseve brenda komunës dhe parregullsive të cilat po shfaqen në Zyrën e prokurimit. Këshilltarja komunale nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, deklaron se pushteti komunal nuk është i interesuar që të ofrojë sqarime në Kuvendin Komunal për gjendjen e krijuar në rrugët e qytetit e cila është pasojë e mospastrimit që përbën një shqetësim. Ajo deklaron se anulimi i tenderëve nga OSHP-ja është shenjë e mosprofesionalizimit të kuadrit i cili është në Zyrën e prokurimit.
(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")
-
Shenjëzimi i rrugëve, peng i ankesave të operatorëve në OSHP
-
Mungesa e kontratës për pastrim, njëra nga problemet e pazgjidhura të Gjilanit
-
Ndërtimi i trotuareve në Gjilan zvarritet prej 2 vjetësh
-
Mirëmbajtja e trotuareve gjatë dimrit në Gjilan, peng i shkeljeve në tender
-
Këshilltarët kërkojnë rregullimin e trotuarit dhe parkingut në rrugën “Gjon Serreçi” në Gjilan