Dy vjet nuk i kanë mjaftuar Zyrës së prokurimit në Gjilan që të kontaktojë një kompani për ndërtimin e trotuareve në lagjen “Dardania”.
OSHP-ja ka publikuar vendimin për anulimin e tenderit për ndërtimin e trotuareve në lagjen “Dardania”, ngase është gjetur se zyra e prokurimit nuk e ka respektuar Ligjin e prokurimit publik. Është kërkuar nga zyra e prokurimit që këtë lëndë të kthejë në rivlerësim, shkruan sot Koha Ditore.
Opozita në Komunën e Gjilanit vlerëson se fajtor kryesor për gjendjen e cila është krijuar në zyrën e prokurimit është qeverisja komunale e Gjilanit. Ata vlerësojnë se kryetari i Komunës së Gjilanit nuk është i interesuar që të ballafaqohet me dobësitë të cilat janë duke shoqëruar qeverisjen e tij. Këshilltari komunal nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arianit Sadiku, deklaron se qeverisja komunale është duke mbyllur sytë kundrejt problemeve të cilat janë në këtë zyrë. Ai thotë se qytetarët janë duke u dëmtuar nga mosrealizimi i projekteve.
(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Mungesa e kontratës për pastrim, njëra nga problemet e pazgjidhura të Gjilanit
-
Anulohet sërish tenderi për pastrimin e rrugëve dhe trotuareve në Gjilan
-
Mirëmbajtja e trotuareve gjatë dimrit në Gjilan, peng i shkeljeve në tender
-
Këshilltarët kërkojnë rregullimin e trotuarit dhe parkingut në rrugën “Gjon Serreçi” në Gjilan
-
Shenjëzimi i rrugëve, peng i ankesave të operatorëve në OSHP